Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ansu Fati “senator”, Barça i jep numrin e Vidal dhe i vendos klauzolë të çmendur

schedule22:59 - 23 Shtator, 2020

schedule 22:59 - 23 Shtator, 2020

Barcelona ka promovuar në ekipin e parë talentin 17-vjeçar, Ansu Fati. Edhe pse sezonin e shkuar luajti pothuajse në çdo sfidë me ekipin e parë, Fati ende figuronte tek ekipet e moshave, për shkak se nuk i mbushte 18-vjeç pa u mbyllur sezoni.

Por këtë tetor, Fati i mbush 18-vjeç dhe kjo gjë i ka dhënë mundësinë Barcelonës t’i ofrojë kontratë tek ekipi A, të cilën Fati e ka firmosur. Në këtë kontratë të re, është vendosur një klauzolë lirimi prej 400 milion eurosh.

Ansu Fati do të mbajë numrin 22 te Barcelona, të cilin e la të lirë Arturo Vidal pas largimi tek Inter. Këtë numër, më parë e kanë mbajtur veshur edhe Eric Abidal dhe Dani Alves./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!