“Ansu Fati një talent i rrallë”, Spanja ka një plan

schedule15:48 - 11 Tetor, 2019

schedule 15:48 - 11 Tetor, 2019

Ansu Fati është zbulimi i radhës i Barcelonës. 16-vjeçari u bë debutuesi më i ri në historinë e klubit katalanas në Champions League. Ai luajti 59 minuta në barazimin pa gola kundër Borussia Dortmund, teksa ka shënuar edhe dy gola në La Liga.

Lojtari i lindur në Guinea-Bissau ka zgjedhur të përfaqësojë kombëtaren spanjolle. Potenciali i tij është i jashtëzakonshëm, por në vendin iberik nuk duan të nxitohen. Në fillim do të grumbullohet me ekipin U21 të Spanjës.

Drejtuesit e Federatës nuk duan të nxitohen. Fati duhet të rritet, të përmirësohet dhe të mos marrë shumë përgjegjësi mbi supe. “Ansu Fati është një talent i rrallë dhe çdo trajner do të donte t’i besonte një lojtari si ai”, është shprehur Luis De La Fuente, trajneri i ekipit U21 të Spanjës.

Edhe Robert Moreno, trajneri i kombëtares së madhe, nuk i ka kursyer elozhet për lojtarin ofensiv, por insiston se ai duhet të përmirësohet dhe duhet menaxhuar me sukses. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!