Ansu Fati bën kthesë, ka “frikë” nga Barcelona

schedule12:46 - 27 Shtator, 2019

schedule 12:46 - 27 Shtator, 2019

Ansu Fati, pak ditë më parë u pajis me pasaportën spanjolle. Sulmuesi 17-vjeçar refuzoi Portugalinë dhe Guinea Bissau, ndërkohë që Federata Spanjolle e Futbollit nxitoi me procedurat për ta pajisur me pasaportë të riun.

Fillimisht u raportua në media se Fati do të merrte pjesë në botërorin e 17-vjeçarëve, që do të zhvillohet në muajin tetor në Brazil. Nëse do të ndodhte diçka e tilla, atëherë ai do të humbiste katër ndeshje të katalanasve.

Në kushtet që është Barcelona tani, është e nevojshme që të jetë në gatishmëri për klubin. Futbollisti i talentuar, për të shmangur konfliktet me klubin, ka vendosur të mos shkojë në botëror. Pritet që në të ardhmen Ansu Fati t’i bashkohet fillimisht Spanjës U21 dhe më pas kombëtares së madhe. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!