Anne Hathaway flet për urrejtjen që mori pasi fitoi çmimin Oscar

schedule18:30 - 19 Tetor, 2022

schedule 18:30 - 19 Tetor, 2022

Aktorja Anne Hathaway ka folur për urrejtjen që ka marrë pasi fitoi çmimin Oscar për aktoren më të mirë. Ylli i famshëm foli në eventin ‘Women in Hollywood’ në Los Angeles për urrejtjen në internet dhe në media më parë, por veçanërisht pas fitimit të çmimit prestigjioz për filmin “Les Misérables”.

“10 vjet më parë, mu dha një mundësi për të parë gjuhën e urrejtjes nga një këndvështrim i ri. Kur dhimbja juaj e shkaktuar nga vetja befas përforcohet disi tek ju, të themi, nëpërmjet internetit…Kjo është një gjë. Kur ndodhi ajo që ndodhi, kuptova se nuk doja të kisha asnjë lidhje me këtë vend.

Anne Hathaway calls out the haters as she reminisces over Oscar win

Në asnjë nivel. Nuk do të jetoja me frikë dhe as nuk do ta flisja atë gjuhë për ndonjë arsye. Për këdo. Edhe për veten time”, tha ajo. Veçanërisht, Hathaway fitoi çmime të shumta për performancën e saj atë vit. Megjithatë, me suksesin e saj, erdhën kritika të ashpra.

“Ka një ndryshim midis ekzistencës dhe aktrimit,” shtoi ylli. “Mund ta gjykoni sjelljen, ta falni apo jo. Por ju nuk keni të drejtë të gjykoni dikë se ekziston. Dhe nëse e bën, nuk je aty ku duhet të jesh”. Ajo shtoi se urrejtja është një sjellje e mësuar që mund të ndryshohet.

Më pas, ajo nënvizoi rëndësinë që bota të mësojë nga gabimet e së kaluarës për të mos përsëritur ato në të ardhmen. “Urrejtja është një sjellje që sapo ta mësosh, mund ta çmësosh. Shpresoj që t’i japin vetes një shans për të mësuar përsëri dashurinë. Jini të lumtur për gratë.

Jini veçanërisht të lumtur për gratë me arritje të mëdha. Nuk është aq e vështirë ”, përfundoi ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!