“Ankth” te Real Madrid, Camavinga la fushën me dhimbje në gju dhe rrezikon sfidën me City

schedule09:26 - 14 Maj, 2023

schedule 09:26 - 14 Maj, 2023

Real Madrid mposhti Getafen me rezultatin 1-0 në Santiago Bernabeu në raundin e 34-të të La Ligës, por Edouardo Camavinga ka lënë fushën i dëmtuar duke shqetësuar kampin “Los Blancos”.

Me këtë fitore Real Madridi e zvogëloi diferencën me Barcelonën në 11 pikë, ku deri në fund të kampionatit kanë mbetur edhe katër xhiro.

Golashënuesi i vetëm për madrilenët ishte Marco Asensio në minutën e 70-të.

Lajmi shqetësues për Carlo Ancelottin është dëmtimi i Eduardo Camavinga, një prej lojtarëve kryesorë të tij.

Francezi u largua nga fusha në minutën e 84-të për shkak të dhimbjes në gju.

Mjekët e ndihmuan në stol dhe më vonë u pa duke mbajtur akull në zonën ku kishte dhimbje. Ende nuk ka lajm zyrtar nga klubi mbretëror për francezin dhe nuk dihet se a do të jetë gati për ndeshjen kryesore të vitit ndaj Man Cityt në Champions League./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!