Barcelona zhvilloi një ndeshje të dobët në Napoli, por ia doli të siguronte një barazim të rëndësishëm falë golit të Antoine Griezmann. Sulmuesi francez është i zhgënjyer me shokët e skuadrës dhe shpjegon gjithçka në një deklaratë për sajtin zyrtar të UEFA-s.
“Erdhëm për të fituar dhe luajtëm për të fituar, por mesa duhet nuk ishte e thënë t’ia dilnim. Në fillim të ndeshjes vuajtëm për të gjetur hapësira dhe për të shënuar. Me kalimin e kohës pamë që Napoli u lodh dhe filluam të shtyjmë edhe më shumë përpara.
Ndjesia ime me shokët e skuadrës? Kam nevojë të punoj në stilin e lojës time. Barcelona ka nevojë për mua për të krijuar thellësi dhe për t’u përmirësuar në cilësinë e lojës vertikale. Ka raste kur i dallojnë lëvizjet e mia, ka raste edhe kur nuk ndodh diçka e tillë“, përfundon Griezmann. /abcnews.al