Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve është tërhequr për të marrë vendimin në lidhje me ankimimin e Partisë Demokratike për reduktimin e listës.
Kujtojmë se Partia Demokratike i është drejtuar Komisionit të Ankimeve të Sanksioneve për të ankimuar vendimin e kreut të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi për të mos regjistruar 78 emrat shtesë në listën e kandidatëve për deputetë.
KQZ i ktheu koalicionit opozitar listat paraprake duke deklaruar se kanë kaluar numrin e kandidatëve të lejuar në disa qarqe. PD ri-korrigjoi listat duke i dërguar sërish në KQZ, ndërsa jashtë listës mbeti edhe Gazment Koduzi.
Kështu, Partia Demokratike kërkon rrëzimin e vendimit të Celibashit, kurse Partia Socialiste nga ana tjetër kërkon që ky vendim të mbetet në fuqi. /abcnews.al/