Ankimet për rezultatin e Beratit, Vlorës dhe Gjirokastrës, debate në KAS

schedule10:23 - 19 Maj, 2021

schedule 10:23 - 19 Maj, 2021

Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve ka shqyrtuar mbledhjen e sotme ankesat e PD dhe LSI për shkelje në qarkun e Beratit, Vlorës dhe Gjirokastrës.

Gjatë mbledhjes anëtarët e Komisionit kanë debatuar në lidhje me shkeljet e supozuara në qarkun e Gjirokastrës.

Zëvendës komisionerja Shtetërore e Zgjedhjeve, Lealba Pelinku lidhur me rastet kur një person është identifikuar në dy qendra votimi, tha se këto raste kanë të bëjnë me persona që i përkasin administratës  zgjedhore, pra sipas saj janë komisionerë të identifikuar në qendrën e tyre të votimit, por edhe në qendrën ku ata duhet të shërbenin si komisionerë në 25 prill.

Pjesë nga debati:

Pelinku: Në dy rastet bëhet fjalë për dy persona të paktën nga numri i identifikimit personal, për të njëjtin person i cili supozohet me të njëjtin dokument identifikimi është paraqitur në njërën QV dhe ka depozituar shenjën e gishtit , dhe dyshohet që po ky person është paraqitur në një QV tjeter me të njëjtën shenjë gishti dhe dokument identifikimi ka realizuar identifikimin në qendrën tjetër të votimit, e njëjta gjë dhe për rastin tjetër pra bëhet fjalë për dy persona.

Koli Bele: Sistemi s’është i lidhur online me databasen, por në çdo QV sistemi i lidhur me listën e zgjedhësve, pra unë Koli Bele, jam paraqitur në QV time, nëse do shkoja në tjetër QV e do vihej karta sistemi do e kishte refuzuar personin.

Si mund të ketë ndodhur që një shtetas është paraqitur në dy QV dhe sistemi i ka pranuar?

Rusmajli: Ka persona që kanë votuar me të njëjtin identitet. Në një qendër kanë votuar administratorë zgjedhore dhe ju i njihni, e dini cilët kanë qenë funksionet e tyre?

Pelinku: Është administratë zgjedhore…

Rusmajli: Cila ka qenë detyra e tyre?

Pelinku: Na rezulton administratë zgjedhore, mund të ketë qenë Komisioner apo operator.

Rusmajli: Nuk e keni checkuar? Dhe nuk keni ndërmend ta bëni?

Pelinku: Kjo mund të kryhet…

Rusmajli: Po a ishte përfundimtar hetimi, apo do ta çelni përsëri? Unë dua të kuptoj vlerën e provës. Ne kërkuan thirrjen e dëshmitares me qëllim që të çmonim provën.

Nëse nuk e vlerësojmë nuk japim dot vendime. Kam nevojë të di nëse është dokument përfundimtar apo material pune që nuk nxjerr konkluzione përfundimtare.

Është thelbësore që ta sqarojmë deri në fund këtë element, apo nëse KQZ do të bëjë hetime më të thelluara.

Kemi dy dokumente, njëri thotë që nuk është përfundimtar dhe dëshmia pretendon të kundërtën.

Ledio Braho: Komisioneri është identifikuar.

Ndërkohë Partia Demokratike u ka kërkuar informacion 100 institucioneve shtetërore.

Rusmajli: Kërkesa ime është të mësohet se çfarë funksioni kanë pasur në administratë personat që kanë votuar më shumë se dy herë. Nëse nuk e mbështet njeri kërkesën time unë nuk e bëj këtë kërkesë.

Braho: Funksioni është i qartë. Në administratë zgjedhore.

Rusmajli: Çfarë të keqe ka ta marrim vesh këtë gjë? Nëse ju doni ta dini këtë punë, bashkohuni me mua.

Braho: A mund të shkojë një person me 30 karta identiteti të votojë për këta persona të ndryshëm?

Pelinku: Kësaj pyetje iu përgjigja. Pra është po. Unë thash se çfarë lejon teknologjia.

Salianji: Përgjigja u mor dhe po bëjmë gjyq publik kot. E vetmja e dhënë kemi është që një person është paraqitur në dy qendra votimi. Po flasim për prokurori, por nga sqarimet e bëra nga nënkomisionerja, unë mësova se sistemi ka funksionuar. Pra për këta dy persona që po hidhet gjithë kjo tymnajë, ende është e pavërtetuar.

Ka shkuar në qendër votimi, e ka ngatërruar, ka shkuar në qendrën tjetër të votimit. Përderisa sa është e paprovuar që ka hedhur dy fletë votimi, këtu mbetet me dyshim. Përderisa nuk vërtetohet, unë nuk shikoj që kjo të bëhet kaq e madhe.

/abcnews.al/