Anketa: Të rinjtë shqiptarë kanë praktikat mësimore më të dobëtat në rajon

schedule14:54 - 26 Shtator, 2019

schedule 14:54 - 26 Shtator, 2019

Të rinjtë shqiptarë kanë praktikat mësimore më të dobëtat në rajon. Në këtë përfundim ka arritur studimi ”Edukimi i të rinjve në Europën Juglindore”  që ka kryer fondacioni gjerman Friedrich Ebert.

Dijet që merr gjatë arsimimit duken të pavlera nëse mungon praktika. Ky është problemi që kanë ndeshur shumica e të rinjve shqiptarë të cilat janë reflektuar në studimin”Edukimi i të rinjve në Europën Juglindore” të fondacionit gjerman Friedrich Ebert.

Vetëm 21 për qind e të rinjve në anketë pohuan se kanë marrë pjesë në praktikë gjatë procesit mësimor, kjo ishte përqindja më e ulët në Rajon. Krahasuar me vitin 2011 Shqipëria ka përmirësim me vetëm 1 për qind në raport me vetveten.

Anketa tregon se Sllovenia e ka te lidhur më mirë sistemin e edukimit me praktikën, ku 60% e të rinjve kanë pohuar se kanë zhvilluar praktika dhe intershipe gjatë periudhës së studimeve. Lidhje e sistemit të edukimit me praktikat dhe tregun e punës ka përparuar në të gjitha vendet e Rajonit, për Maqedonisë dhe Shqipërisë.

Pas Sllovenisë, Maqedonia paraqitet me mirë në lidhjen e shkollës më praktikën ku rreth 55% e studentëve kanë pohuar se kanë marrë pjesë në praktika. Mbi 50 për qind pjesëmarrje në këtë proces kanë paraqitur edhe Serbia dhe Mali i Zi./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!