Prej ditësh Vllaznia ankohet për orarin e ndeshjes së parë të raundit të dytë të Conference League ndaj AEL Limassol, e cila ishte vendosur të luhej në orën 16:30 në Qipro. Kjo orë ishte e papërshtatshme për shkak të temperaturave shumë të lartë që janë në Qipro në këtë orë.
Sot UEFA e ka marrë përsipër ankesën e shkodranëve dhe ka vendosur ta shtyjë ndeshjen në orën 19:00, dy orë e gjysmë nga orari i mëparshëm. Një vendim i duhur, që i shkon përshtat shkodranëve, të cilët do e kishin shumë të vështirë të luanin në të tilla kushte, në të cilat ndoshta vendasit do ishin mësuar.
NJOFTIMI I VLLAZNISË – Ndryshon orari i ndeshjes AEL Limasol-Vllaznia. UEFA ka vendosur pak minuta me pare te ndryshoje orarin e ndeshjes AEL Limasol-Vllaznia, per shkak te temperaturave te larta qe ekzistojne ne Qipro. Si rrjedhoje, ndeshja te enjten do te startoje ne oren 19.00 me oren tone dhe jo ne 16.30 siç ka qene me pare. /abcnews.al