Ankaraja arreston ‘Emirin’ e ISIS për Turqinë: Kishte planifikuar sulme terroriste

schedule15:36 - 1 Shtator, 2020

schedule 15:36 - 1 Shtator, 2020

Në momentin kur e gjithë vëmendja e Turqisë është zhvendosur në përplasjen me Greqinë për çështjen e detit, autoritetet në Ankara i kanë dhënë një goditje shtetit Islamik të ISIS duke arrestuar një prej njerëzve kryesorë.

Ministri i Brendshëm turk Suleyman Soylu njoftoi sot se është arrestuar Mahmut Ozden, i cili ishte përgjegjës i ISIS për Turqinë. Po sipas autoriteteve në Ankara, “emiri” i grupit islamik në Turqi kishte planifikuar sulme terroriste në Turqi dhe ishte dënuar në mungesë.

Suleyman Soylu e cilësoi operacionin në Adana të rëndësishëm dhe të suksesshëm. Mediet turke kanë publikuar edhe momentin e arrestimit dhe dërgimit të tij në qeli ku tashmë do të përballet me akuzat. /abcnews. al