Ankand rekord për thesarin e Rockfeller, vlera mbi 800 milionë dollarë

schedule13:08 - 12 Maj, 2018

schedule 13:08 - 12 Maj, 2018

Një ankand rekord prej më shumë se 800 milion dollarësh, është rekordi i ri i vendosur nga nxjerrja në shitje e thesarit të familjes Rokfeller. Objekti më i shtrenjtë i shitur për 115 milionë dollarë ishte një pikturë e Piccaso.

Shitja e koleksionit të artit dhe thesareve të tjera të Peggi e Devid Rokefeller ka vendosur një rekord të ri botëror: 828 milion dollarë. Një shifër që është aktualisht më e larta në një ankand për objektet që i përkasin një pronari të vetëm. Rekordi i mëprashëm mbahej nga stilisti Ivs Sant Loren me 484 milion dollar të mbledhura me shitjen në një ankand në Paris të sendeve të tij personale.

Objekti i shitur më shtrenjtë është një pikturë e Pikasos, një vajzë me një shportë lulesh, e cila u shit për 115 milion dollarë. Menjëherë pas saj për 84 milion dollarë u shit një pikturë e Monet me ninfat e tij të famshme.

Shtëpia e ankandeve Kristi që u mor me shitjet, ekspozoi 893 objekte që përbënin thesarin e Rockefeller. Por ankandi nuk ka përfunduar ende pasi ka akoma mundësi që të blihen online artikuj më pak të kushtueshëm si butona këmishe apo mbajtëse të hollash. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!