Ankand i vërtetë: Haaland i vendosur, Dortmund do 150 milion €

schedule08:40 - 2 Prill, 2021

schedule 08:40 - 2 Prill, 2021


Erling Haaland është dëshira e madhe për sulmin për shumë klube të mëdha dhe menaxheri Mino Raiola ka nisur lëvizjet e para për transferimin e tij.

Ditën e djeshme ai ka zbarkuar në Spanjë së bashku me babanë e sulmuesit norvegjez. Fillimisht ata kanë pasur një takim me drejtuesit e Barcelonës dhe më pas me ata të Real Madrid.

Paratë janë faktori vendimtar për të ardhmen e Haaland, por ajo që raportohet në mediat spanjolle është se vetë futbollisti dëshiron të bashkohet me Realin.

The Sun një ditë më parë shkruante se edhe Manchester City është në garë, kurse në të shkuarën edhe Chelsea është përfolur si i interesuar për norvegjezi. Borussia Dortmund për sulmuesin kërkon 150 milion euro. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!