Anila Trimi në krye të SHÇBA-së

schedule14:46 - 29 Mars, 2018

schedule 14:46 - 29 Mars, 2018

Pas disa akuzava të Partisë Demokratike për ish-gjyqtarin Agim Hysi i cili u komnadua në krye të Drejtorisë së Përgjithshëm të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave, këtë të enjte, ministria e brendshme, njofton emrin e drejtores së re. Anila Trimi, zëvendëson në këtë detyrë Eduard Merkajn, i cili u emërua më herët në detyrën e Drejtorit të Departamentit të Policisë Kriminale, në Policinë e Shtetit. Që prej Tetorit të vitit 2017, Trimi ka mbajtur postin e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Brendshme. Më herët, ajo ka drejtuar Drejtorinë e Përgjithshme të Antitrafikut dhe Azilit në MB dhe ka punuar në Policinë e Shtetit në Drejtorinë Kundër Krimit të Organizuar.

Ndërkohë në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Brendshme është emëruar Dritan Palnikaj, i cili ishte pjesë e kabinetit të Kryeministrit, e më herët ka qenë Këshilltar i Ministrit të Brendshëm./abcnews.al