Për ish-ministren e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denajn, Buxheti i vitit 2022, i cili u miratua sot në Kuvend do të ndihmojë në rritjen ekonomike, nxitjen e punësimit si dhe konsolidon rindërtimin.
Lidhur me debatet edhe brenda PS për Paketën Fiskale, Denaj, e ftuar në Radar Informativ me Jonida Shehun tha se kjo e fundit nuk është paketë ndihme.
“Është një buxhet që ndihmon rritjen ekonomike, nxitjen e punësimit dhe shumë elementë të rëndësishëm të jetës së përditshme. Buxheti konsolidon rindërtimin dhe vijon më tej me fokusin te shëndetësia. TVSH nuk është pjesë e kostos në produktin final. Dikton një marrëdhënie të ndryshuar të fermerit me grumbulluesin.
Paketa fiskale nuk duhet patjetër të kënaqë një palë. Është produkt i një politike që nuk duhet të lejojë lehtësi. Të zëvendësohet aty ku duhet për zhvillimin ekonomik me subvencione.
Ne jemi konsistentë në debatin mes kolegëve që në 2019. Paketa fiskale nuk është paketë që domosdoshmërisht vjen në kontekstin e ndihmës. Në vite ka qenë e tillë dhe ne prandaj kemi diskutuar, një strategji afatmesme janë analizuar të gjithë sektorët. Ndihma ka politika të tjera që i bën ministria e bujqësisë. Kushtet janë të tilla që nuk lejojnë automatizimin e proceseve.
Nëse paketa fiskale vendos barazi dhe duhet të vendosë për të gjithë sektorët duhet të ndihmojë dhe të rrisë cilësinë. Ka elementë të caktuar që ndikohen në mënyrë të drejtpërdrejtë cilësinë e produktit.
Produktet të caktuara kanë një masë të lejuar të një produkti që e vendosin në etiketë. Kur flasin për paketë fiskale duhet të shikojmë sesi nxitet skema. Këto skema që lidhen me lehtësinë të fillojnë të reduktohen. Ka edhe sektorë të tjerë që kanë lehtësi fiskale, por gradualisht duhet të shikojnë produktivitetin e tyre,” –u shpreh ajo.
Denaj theksoi gjithashtu se paketa fiskale favorizon edhe individët. “Ne kemi individët. Në këtë paketë fiskale janë shumë të mbrojtur, madje janë të lehtësuar. Kemi shumë individë me rroga të larta që nuk deklarohen si rrogtarë por të vetëpunësuar. Sistemi kur fillon me lehtësia krijon këto xhepa,” u shpreh deputetja socialiste.
Sektorët që do të ndikojnë në rritjen e ekonomike për vitin e ardhshëm do të jenë sipas saj, bujqësia dhe turizmi.
“90% e rritjes ekonomike vjen nga konsumi. Sektori kryesor është bujqësia, është turizmi, por është edhe rindërtimi. Ky vit nxitja e punësimit që ndikon në kthimin e treguesve të punësimit erdhi si rezultat i ndërtimit. Dhe infrastruktura që do të ndikonte jo vetëm në afatshkurtër punësimin, por edhe turizmin”,- theksoi Denaj. g.v/abcnews.al