Hayden 5 vjeç, ka surprizuar organizatorët e konkursit te leximit, ai është në parashkollor dhe lexon në mënyrë të shkëlqyer
Anila Bisha thotë se pandemia ridimensionoi edhe marrëdhënien me librin. Duke realizuar një konkurs online me leximet e fëmijëve nga mosha 5-13 vjeç.
Botuesja pranon skepticizmin e fillesave, por reagimi i fëmijëve me nxitjen e prindërve për të ishte surprizues.
Kjo ide futi në garë prindër e fëmijë, duke drejtuar leximin në autorë klasik dhe bashkëkohorë.
Në këtë konkurs i cili u mbështet nga qendra kombëtare e librit, u përfshinë edhe fëmijë të cilët jetojnë jashtë Shqipërisë
Për të nxitur leximin, fëmijët u nderuan edhe me disa çmime në Qendrën Kombëtare të Librit./abcnews.al