Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka deklaruar se vendi i tij është i përgatitur të rifillojë operacionet ushtarake kundër Iran në rast se negociatat e paqes nuk japin rezultat.
Paralajmërimi vjen pas një armëpushimi të përkohshëm dyjavor të arritur gjatë festës së Pashkët.
Në një intervistë për New York Post, Trump theksoi se forcat detare amerikane janë aktualisht duke u pajisur me sisteme të avancuara armësh, duke lënë të hapur mundësinë e një përshkallëzimi të ri ushtarak nëse bisedimet dështojnë.
Deklaratat e tij vijnë në një moment kritik diplomatik, ndërsa zëvendëspresidenti i SHBA-së, J.D. Vance, është nisur drejt Islamabad, ku do të zhvillohen negociatat.
Në këtë proces janë të përfshirë edhe i dërguari special Steve Witkoff dhe Jared Kushner, me synimin për të arritur një marrëveshje përfundimtare paqeje.
“Do ta dimë brenda rreth 24 orësh nëse bisedimet do të funksionojnë”, deklaroi Trump, duke shprehur skepticizëm për qëndrimin e palës iraniane. Ai shtoi se SHBA ka ndërmarrë tashmë hapa konkretë për forcimin e kapaciteteve të saj ushtarake dhe paralajmëroi se këto mjete mund të përdoren në rast të dështimit të negociatave.


