Rusia dërgoi një flotë luftëanijesh në ujërat e Kubës të mërkurën ndërsa tensionet mes Moskës dhe Perëndimit mbi konfliktin në Ukrainë vazhdojnë të rriten. Lidhur me këtë po diskutohet edhe në emisionin “360 gradë”, ku ekspertët e shohin këtë stërvitje si një demonstrim force nga Rusia.
Kolonel Arben Çuko thotë se Putin kërkon t’i tregojë popullit rus dhe Perëndimit se është e fortë ndërsa kapiteni Artur Meçollari, thotë se ai e ka arritur qëllimin, pasi ka tërhequr vëmendjen ndërkombëtare. Sipas kolonelit Çlirim Toçi, nuk ka asnjë lloj armë bërthamore në luftëanije.
Pjesë nga diskutimi:
Kolonel Arben Çuko: Unë e shikoj si pjesë të luftës së operacioneve psikologjike që ndërmerr Putin dhe Federata ruse në këtë situatë të tensionuar gjeopolitike. Për mua, ai i kushton rëndësi rrafshit të brendshëm që ti tregojë popullit rus se je jemi aq të fortë sa ti cojmë flotën Amerikës te dera. Në rrafshin e jashtëm, ai bën përpjekje për t’i treguar botës se Rusia është e fortë, është perandori, e ka fuqinë edhe për t’u përplasur me Perëndimin. Në fakt, kjo skemë që po realizon ai, është tashmë e ditur, është djegur në ’62. Kjo skemë e dërgimit të fuqisë ruse është djegur që në ’62. Amerika qëndroi fort, shmangu një luftë bërthamore të asaj kohe, por realizoi largimin e këtij rreziku bërthamor.
Kapiten Artur Meçollari: E para, që bie në sy është që kjo stërvitje ka marrë vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Nga pikëpamja e operacionit psikologjik, e arritur qëllimin e saj. Këto raketa janë të nivelit taktik. Kjo është demonstrim force, kërkon të tregojë muskuj. Amerikanët e kanë pasur në vrojtim. Kuba ka një flotë detare me anije mbi 50 vjeçare, ka dy fregata të viteve ’70. është flotë e amortizuar. qëllmi është politik më shumë sesa ushtarak.
Kapiten Dritan Goxhaj: Në deklaratën e tyre që kanë bërë se nuk është dicka e rëndësishme, mendoj se janë treguar të sinqertë sepse nuk mund të thoshin në ansjë lloj deklarate tjetër. Është hera e dytë që rusët çojnë flotën e tyre në Kubë. Edhe Amerikanët që prej vitit ’97 kanë ryer stërvitje të njëjta detare në Ukrainë dhe në Detin e Zi.
Kolonel Çlirim Toçi: Kjo është një demonstrim force por edhe një luftë propagandistike, e cila ka marrë vëmendje të madhe në media, pasi ndodh menjëherë pas një vendimi nga SHBA dhe vendet në Evropë për ta lejuar Ukrainën që të përdorë raketat me rreze të gjatë veprimi në territorin e Rusisë. Kjo prezencë është simbolike, s’ka lidhje me ngjarjen që ka ndodhur në 1962. Nëndetëset vërtetë janë ndërtuar për të përdorur sistemet e raketave por sipas shërbimeve inteligjente ose kundërzbulimit amerikan, s’kanë asnjë lloj arme bërthamore. Këtë e ka deklaruar edhe ministri i Jashtëm i Kubës./abcnews.al