Anije luftarake ruse në brigjet britantike shoqërohet nga marina mbretërore

schedule11:02 - 26 Dhjetor, 2017

schedule 11:02 - 26 Dhjetor, 2017

Marina Mbretërore Britanike, shoqëroi një anije luftarake ruse përgjatë Detit të Veriut pranë ujërave territoriale britanike ditën e krishtlindjeve. Zyrtarë britanikë, shpjeguan se anija “HMS St Albans” ishte nisur prej tri ditësh për të monitoruar aktivitetin e anijes ruse “Admiral Gorshkov” në zona me interes kombëtar.

Moska, nuk komentoi situatën, por sipas marinës mbretërore britanike ka pasur së fundmi një rritje të njësive ruse që shkelin ujërat britanike. Sipas zyrtarëve britanikë anijet luftarake ruse kanë nisur të afrohen dhe  hyjnë gjithnjë e më shpesh në territorin detar të mbretërisë së bashkuar. Sekretari Britanik i  Mbrojtjes, Uilliamson, deklaroi se “nuk do të ketë asnjë hezitim në mbrojtjen e ujërave britanike dhe nuk do të tolerohet asnjë formë agresioni nga Rusët”.

Zyrtarë ushtarakë britanikë në fillim të muajit paralajmëruan se Rusia mund të përbëjë kërcënim për vendet e NATO-s duke sulmuar linjat nënujore të komunikimeve, që janë të rëndësishme për tregtinë ndërkombëtare. Ai – nënvizoi se Britania dhe NATO duhet të shndërrojnë në prioritet mbrojtjen e linjave të komunikimit.

Gjatë mujave të fundit shkeljet ruse në detin e veriut, kanë ftohur dhe tensionuar raportet mes dy vendeve. Marrëdhëniet midis Britanisë dhe Rusisë kanë qënë të tensoinuara që nga aneksimi i Krimesë nga ana e Moskës në vitin 2014./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!