Dhjetëra emigrant janë shpëtuar në një operacion shpëtimi të zhvilluar nga roja bregdetare greke në ishullin Falconera, në Myrtos Pelagos në Egjeun Jugor.
Mediat vendase shkruajnë se operacioni i shpëtimit po zhvillohet për shpëtimin e 50 personave të cilët rrezikonin mbytjen në det.
Rojet bregdetare u njoftuan për imobilizimin e anijes, ndërsa në vendngjarje kanë shkuar skafet e saj dhe varkat e tjera që kalonin nga Miloshi.
Në vendngjarje, një helikopter i rojes bregdetare tashmë po fluturon për të koordinuar përpjekjet e shpëtimit për të mbyturit, disa prej të cilëve arritën të notojnë në breg. Pjesa tjetër janë në anije në pritje të anijeve të Rojës Bregdetare./abcnews.al