Anija Butrinti me mision në detin Egje realizoi me sukses operacionin e kërkim-shpëtimit (SAR), duke i ardhur në ndihmë 36 emigrantëve të paligjshëm nga Lindja e Mesme të cilët lundronin me gomone drejt Greqisë.
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Gjenerallejtënant Arben Kingji, tha se, “Forca Detare vijon kontributin e saj në këtë mision të rëndësishëm, pjesë e Grupit të 2-të Detar të NATO-s në operacionin Sea Guardian, duke garantuar jetën në det dhe menaxhuar emigrimin e paligjshëm në zonën e Detit Egje”.