Anglia dhe Shqipëria do të përballen më njëra-tjetrën në “Wembley” më 12 nëntor.
Për këtë sfidë tek Anglia do të ketë një mungesë të madhe sa i përket lojtarëve të grumbulluar.
Lojtari i Manchester United Luke Shaw është dëmtuar në derbin e Anglisë kundër Manchester City.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi i Manchester United, ku ka treguar se lojtari me dëmtimin që mori ka humbur kështu dy sfidat me Kombëtaren angleze, atë të Shqipërisë dhe San Marinos.
Siç thuhet Shaw do t’i nënshtrohet analizave më të detajuara për të mësuar edhe shkallën e dëmtimit. /f.a/abcnews.al