Anglia sanksionon Abramovichin, pasojat e klubit të Chelsea janë të mëdha

schedule11:24 - 10 Mars, 2022

schedule 11:24 - 10 Mars, 2022

Pak çaste më parë u njoftua nga të gjitha mediat e huaja se Mbretëria e Bashkuar sanksionoi presidentin e klubit aktual, Abramovich duke i ngrirë komplet pasurinë e tij.

Por çfarë do të thotë kjo për klubin londinez?

Këto sanksione prekin në mënyrë direkte edhe klubin e Chelsea. Si fillim, Abramovich nuk mund të shesë klubin, pasi cdo transaksion i mundshëm, si hyrës apo dalës nuk do të jetë i mundur të ndodhë.

Lojtarët të cilëve i skadon kontrata me Chelsean, nuk mund të rinovojnë për shkak të pasurisë të ngrirë të pronarit të klubit.

Një detaj tjetër mund të jetë se lojtarët nuk do të marrin pagat e tyre. Chelsea do të ketë të drejtën të luaj futboll ende por nuk do të përfitojë asnjë të ardhur nga shitjet e biletave apo nga turnamentet e ndryshme.

Gjithashtu Chelsea nuk do të mund të bëjë merkato, pra as transferime dhe as shitje.

Dëmi është shumë i madh dhe ende nuk dihet se çfarë do të ndodhë më tej./h.ll/abcnews.al