Anglia nuk fal Xhakën dhe Shaqirin, mposht Zvicrën në “Wembley”

schedule20:49 - 26 Mars, 2022

schedule 20:49 - 26 Mars, 2022

Anglia ka fituar miqësoren me Zvicën e cila u luajt në “Wembley”, takim që u mbyll me shifrat 2-1.

Një pjesë e parë që pa Zvicrën të dominonte lojën, e cila krijoi më shumë raste për gol, ndërsa avantazhi do të vinte në minutën e 22-të, ku Embolo do të tunde rrjetën e “Tre Luanëve”.

Goli i shënuar nga helvetikët, zgjoi nga gjumi djemtë e Gareth Southgate, pasi do të kërkonin golin e barazimit i cili do të vinte vetëm në minutat shtesë të pjesës së parë, me Luke Shaw që do të vendoste baraspeshën, për t’i dërguar kombëtaren në dhomat e zhveshjes me rezultatin 1-1.

Në pjesën e dytë, anglezët ndryshuan fytyrë me zëvendësimet e shumta, duke dominuar pothuajse në çdo sektor, duke vizituar vazhdimisht portën e kundërshtarit. Përmbysja u konkretizua në minutën e 78-të, me Harry Kane, i cili realizoi nga pika e bardhë e penalltisë.

Një përmbysje karakteri dhe pse në një ndeshje miqësore për Anglinë, ndërkohë Zvicra tashmë kthen fokusin nga takimi i radhës, ndaj Kosovës në 29 mars, ndërsa në të njëjtën ditë, nënkampionët e Europës do të masin forcat përballë Bregut të Fildishtë. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!