Anglia konfirmohet favorite/ “Tre Luanët” nuk zhgënjejnë, pas Shqipërisë mundin Letoninë

schedule12:49 - 25 Mars, 2025

schedule 12:49 - 25 Mars, 2025

Askush nuk kishte dyshime, por tani është e konfirmuar. Anglia forcon shpejt pozitat si favorite e grupit K eliminator të “Botërorit 2026”.

Pas Shqipërisë, “Tre Luanët” siguruan fitoren e dytë radhazi, duke kaluar 3-0 Letoninë.

Skuadra e drejtuar nga Thomas Tuchel dominoi me lojë dhe raste, ndërsa pjesën e parë e mbylli me epërsinë minimale.

Pas shumë përpjekjesh, Rice James gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 38-të.

Edhe pas pushimit, ndeshja kishte të njëjtën pamje, me të zotët e shtëpisë që vijuan kontrollin e topit dhe presionin asfiksues në zonën e kundërshtarëve.

Ofensiva e anglezëve u shpërblye sërish në minutën e 68-të.

Harry Kane dyfishoi rezultatin me golin e dytë personal pas atij kundër Shqipërisë.

Fitorja e të zotëve të shtëpisë u plotësua në minutën e 76-të.

Eze shënoi golin e tretë për të vulosur fitoren e Anglisë, që ashtu siç pritej kryeson gurpin K me 6 pikë të plota.

Një fillim i mirë edhe për Tuchel në pankinë. Për herë të parë që nga koha kur drejtoheshin nga Fabio Kapelo, “Tre Luanët” nuk ishin nisur asnjëherë tjetër me dy fitore në grupet eliminatorë të një Botërori apo Europiani.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!