“Anglia, kampione e Evropës”, agjencia e njohur e stastistikave bën parashikimin: “Tre Luanët” mundin Spanjën në finale

schedule12:36 - 28 Qershor, 2024

schedule 12:36 - 28 Qershor, 2024

Natyrisht, raundi i dytë ende nuk ka nisur, por parashikimet janë në kulmin e tyre. Në prag të ndeshjeve të para të këtij raundi në Evropian, atyre mes Zvicrës e Italisë dhe Gjermanisë e Danimarkës, një parashikim i guximshëm bëhet nga agjencia e specializuar e statistikave, OPTA.

Kjo agjenci ka vënë në punë një superkompjuter, i cili ka parashikuar se në raundin e dytë nuk do të ketë asnjë të papritur, teksa sipas parashikimeve, Spanja, Anglia, Portugalia, Gjermania, Franca, Holanda, Austria dhe Italia do të kalojnë në çerekfinale ndaj kundërshtarëve që janë më pak të favorizuar, ndonëse një Zvicër apo Turqi vlerësohen si rivalë të fortë.

Në çerekfinale, OPTA, parashikon që Spanja do ta kalojë Gjermaninë dhe Anglia do të mundë Italinë, në një përsëritje të finales së Evropianit të kluar. Pikërisht, Anglia dhe Spanja jepen si skuadrat më të forta në këtë turne, me shanset përkatësisht 38.1 dhe 27.1 për qind për të arritur finalen.

Parashikimi është që Anglia do të shpallet për herë të parë kampione e Evropës, ndërsa superkompjuteri bazohet tek kuotat e tregut dhe tek renditja e OPTA-s, që ndërtohet mbi paraqitjet historike dhe aktuale të ekipeve. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!