TIRANË– Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, në konferencën për shtyp vlerësoi maksimalisht kundërshtarin dhe sfidën që e pret Shqipërinë ndaj “Tre Luanëve”.
“Po flasim për Anglinë, e cila është favorite për të fituar Botërorin. Kanë një trajner shumë të mirë,” u shpreh Sylvinho.
Tekniku brazilian theksoi se për Shqipërinë kjo është një përvojë historike.
“Ne, për herë të parë, do të luajmë në play off. Nesër do të jetë një ndeshje shumë e vështirë,” deklaroi ai.
Duke analizuar kundërshtarin, Sylvinho vuri në dukje forcën e skuadrës angleze.
“Anglia ka lojtarë që luajnë në ligën më të mirë në botë. Kanë shënuar 21 pikë dhe kanë pësuar zero gola,” tha trajneri/abcnews.al

