Angli, sulm me armë në Mançester, 10 të plagosur

schedule11:05 - 12 Gusht, 2018

schedule 11:05 - 12 Gusht, 2018

Një sulm i armatosur i ndodhur në orët e para të së dielës në Mançester të Britanisë së Madhe ka lënë të plagosur të paktën 10 persona. Ngjarja ka ndodhur në një zonë e cila në të kaluarën ka qenë famëkeqe për krime të dhunshme dhe detektivët janë vënë në punë për zbardhjen e saj.

Të paktën 10 persona kanë mbetur të plagosur në një sulm me armë zjarri të ndodhur në Mançester të Anglisë. Ngjarja ka ndodhur në përfundim të ceremonisë së karnevaleve të Karaibeve, rreth orës 02 e 30 me orën lokale, në zonën MOS SAJD. Policia vendase ka bërë me dije se të lënduarit kanë marrë plagë të lehta dhe të rënda, por asnjë prej tyre nuk është në rrezik për jetën. Detektivja Debbie Dooley, ka deklaruar se hetuesit po mundohen të zbulojnë vendin e saktë ku ka ndodhur incidenti dhe identifikimin e autorëve të një sulmi kaq të rrezikshëm. Zyrtarja ka bërë me dije se njësi policie shtesë do të patrullojnë zonën në ditët e ardhshme për të garantuar sigurinë.

Karnevalet e Karaibeve zakonisht janë një event festiv që mbahet rregullisht në Mançester. Ngjarja ka gjasa të ketë shqetësuar banorët, që siç raporton BBC janë mbyllur në shtëpitë e tyre. Pritet që në ditët e ardhshme hetuesit të zbardhin motivet e këtij sulmi. Në vitet e fundit, autoritetet në MOS SAJD, në jug të qytetit britanik, kanë punuar për të përmirësuar imazhin e zonës, që në të kaluarën ka qenë famëkeqe për krimet e dhunshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!