Superylli i Hollivudit, Angelina Jolie, nuk e pëlqen ta shikojë veten në ekranin e madh. Aktorja 46-vjeçare, e cila aktualisht po shijon suksesit te filmit të Marvel, Eternal, foli hapur se pse nuk i pëlqen t’i shikojë filmat e saj.
“Ka mjaft filma të mi që në fakt nuk i kam parë kurrë, sepse më pëlqen ky proces. Zakonisht e shoh dhe zhgënjehem sepse mendova se do të ishte diçka tjetër. Kështu që unë jam një kritike e tmerrshme.”, tha Jolie për Celebrity Small Talk.
Aktorja pranoi se filmin e saj të fundit e ka parë. “Më pëlqen vërtet krijimi. Por më pëlqeu ta shikoja këtë, e kam parë”, shpjegoi ajo. Në filmin, i cili u shfaq në Los Anxhelos në fillim të këtij muaji, Jolie luan rolin e Thena, udhëheqëse e Eternals.
/abcnews.al