Ndarja e aktores Angelina Jolie dhe ish-partnerit të saj, Brad Pitt, pak kohë më parë padyshim i befasoi të gjithë, ndërsa vazhdon akoma të jetë në fokus të mediave të huaja. Së fundmi, aktorja hollivudiane ka folur rreth arsyes që çoi në përfundimin e marrëdhënies me Pitt, pas më shumë se dy vitesh martesë.
Aktorja 45-vjeçare rrëfeu në një intervistë për Vogue, se është ndarë me Pitt për “mirëqenien” e familjes së saj, dhe se vendimi që ka ndërmarrë ka qenë i duhuri.
“Unë u ndava për mirëqenien e familjes time. Ishte vendimi i duhur. Vazhdoj të përqendrohem për të mirën e fëmijëve. Disa kanë përfituar nga heshtja ime, dhe fëmijët përballen me gënjeshtra në media, por mundohem t’jua kujtoj se e dinë të vërtetën e tyre. Në fakt, ata janë gjashtë të rinj shumë të guximshëm, shumë të fortë. “, tha aktorja për Vogue India.
Çifti ka qenë bashkë që prej vitit 2004, por dyshja vendosi ta kurorëzojë dashurinë e tyre në martesë në 2014-ën, duke i dhënë fund vetëm pas dy vitesh. / abcnews.al/