Angelina Jolie ka nxitur thashethemet se mund të jetë rikthyer sërish me ish-burrin e saj, Jonny Lee Miller. Aktorja hollivudiane u pikas pak ditë më parë në apartamentin e tij në New York ndërkohë që së fundmi është parë sërish por kësaj here nën shoqërinë e djalit, Pax.
Qëllimi i vizitës mbetet i paqartë por duke qenë se dyshja janë beqarë, kanë qenë të shumtë ata që kanë spekuluar se bëhet fjalë për një romancë. Angelina dhe Jonny u martuan në Mars 1996 por u ndanë vetëm 18 muaj më vonë por divorci nuk u finalizua deri në 1999.
Burimet janë shprehur se të dy qëndruan miq të mirë edhe pas ndarjes së tyre. Ndërkohë kujtojmë që kjo vizitë vjen në një kohë kur Jolie humbi betejën ligjore me ish burrin, Brad Pitt për kujdestarinë e fëmijëve të tyre.
/abcnews.al