Angelina Jolie nuk dëshiron që divorci me Brad Pitt të marrë fund

schedule12:53 - 25 Gusht, 2020

schedule 12:53 - 25 Gusht, 2020

Angelina Jolie dhe Brad Pitt u ndanë në 2016-ën, por divorci i tyre është zvarritur për katër vite, ndërsa kanë luftuar për kujdestarinë e fëmijëve të tyre. Dyshja, që kanë qenë bashkë që prej vitit 2005, janë prindër të gjashtë fëmijëve, tre biologjikë dhe tre të birësuar.

Ata kurorëzuan dashurinë e tyre në  2014-ën, por dy vite më vonë dyshja vendosi t’i japë fund martesës. Por që prej 2016-ës divorci i tyre është zvarritur. Së fundmi, kjo ndodhi për shkak se aktorja 45-vjeçare kërkoi që gjykatësi që po merret me çështjen e tyre të përjashtohet sepse mendohet të ketë lidhje me avokatin e Pitt, me pretendimin se nuk është i paanshëm.

Angelina Jolie says only children she shares with ex Brad Pitt ...

Duke patur parasysh dëmin që ky divorc mund të shkaktojë tek fëmijët, burime pranë çiftit kanë deklaruar se e gjitha kjo është një lojë që Angelina po bën. Për më tepër, ata thanë se Angelina ka një raport dashuri-urrejtje për ish-partnerin, prandaj në një farë mënyrë “nuk dëshiron që divorci të marrë fund”.

“Kjo është një lojë që ajo po luan. Ajo ende i ka fëmijët në pjesën më të madhe të kohës sesa ai, dhe po përpiqet t’i mbajë ato sa më gjatë të jetë e mundur.”, janë shprehur burimet, sipas Cosmopolitan. Nga ana tjetër, ekipi i aktores ka hedhur poshtë këto pretendime, duke thënë se askush më shumë se ajo nuk dëshiron që kjo histori të mbyllet sa më parë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!