Angelina Jolie ka komentuar ngjarjen e pak ditëve më parë gjatë xhirimeve të filmit Rust, ku mbeti e vrarë Halyna Hutchins nga aktori Alec Baldëin. Ylli i kinematografisë, gjatë një interviste për The UK Times, foli për përvojën e saj me sigurinë e armëve dhe shprehu pikëllimin për familjen e kineastes së ndjerë.
“Nuk mund ta imagjinoj se çfarë po kalojnë këto familje. Në këtë moment, pikëllimi dhe tragjedia e atij aksidenti është mjaft dërrmuese. Unë kam qenë gjithmonë e kujdesshme sepse më është dashur të punoj shumë me armë. Mënyra se si kam punuar apo kontrolluar kur drejtoj, ka disa procedura. Duhet ta marrësh shumë seriozisht.”, tha Jolie.
Megjithatë, ajo nuk është me mendimin se nuk duhen përdorur armë të vërteta në xhirime. Deklaratat e saj vjen në një kohë kur yje si Dwayne Johnson kanë premtuar se nuk do të ndryshojnë kushtet e sigurisë. Ai tha se kompania e tij filmike, Seven Bucks Productions nuk do të përdorë më armë të vërteta në xhirime.
/abcnews.al