Angelina Jolie i kthehet kinemasë, por jo si aktore

schedule22:57 - 23 Nëntor, 2020

schedule 22:57 - 23 Nëntor, 2020

Aktorja dhe producentja e filmave, Angelina Jolie pritet të drejtojë realizimin e filmit “Sjellje e paarsyeshme”.

Ky i fundit është i bazuar në autobiografinë e fotografit britanik të luftës, Don Mc Cullin.

“Jam e nderuar që kam mundësinë për të sjellë jetën e Don McCullin në film. U tërhoqa veçanërisht nga angazhimi i tij për të dëshmuar të vërtetën e luftës, nga ndjeshmëria dhe respekti i tij për ata që vuajnë pasojat”, shtoi ajo ”, u shpreh Jolie.

Filmi do të jetë një histori nga jeta e fotoreporterit britanik, kryesisht i njohur për raportet e tij të luftës dhe imazhet mbi konfliktet urbane. Në vitin 1968, kamera e tij Nikon priti një plumb, që mund ta kishte vrarë. l.k/abcnews.al