Janë bërë pesë vite nga ndarja e bujshme mes Angelina Jolie dhe Brad Pitt. Ikona e Hollywood-it, Jolie ka dhënë një intervistë së fundmi për “E! News”, ku ka folur për mbështetjen e madhe që i kanë dhënë gjashtë fëmijët gjatë kësaj periudhe të vështirë.

45 vjeçarja tregoi se ata kujdesen jashtëzakonisht shumë për të dhe se funksionojnë si një “ekip”. “Kam 6 fëmijë shumë të aftë. Sigurisht që zgjohesh dhe thjesht ndihesh sikur ‘duhet të sigurohem që janë mirë mendërisht.’ Por sinqerisht mendoj se disa vjet më parë ata po mendonin. Duhet të sigurohemi që nëna është mirë.“, tha ajo.

Pitt dhe Angelina njoftuan ndarjen e tyre në vitin 2016 por u divorcuan ligjërisht në 2019-ën. Por gjërat mes tyre vazhdojnë të mbeten të tensionuara sidomos pas akuzave të fundit që janë ngritur nga aktorja për abuzim në familje. Ata kanë qenë në luftë për fëmijët pasi Pitt kërkon kujdestarinë 50/50 ndërsa Jolie dëshiron kujdestarinë e plotë fizike. /abcnews.al



