Angela Martini është një ndër modelet më të komentuara shqiptare. Jeta private e modeles shqiptare që prej kohësh jeton në Shtetet e Bashkuara ka qenë kryefjalë e mediave rozë, por gjithashtu edhe për fotot provokative që shpeshherë publikon.
Modelja ka tërhequr vëmendjen pas një postimi që ka bërë së fundmi në Instagram. Angela shfaqej e veshur me një fustan të kuq që i nxirrte në pah linjat trupore, por krahas pamjes së saj ra në sy këmba e fashuar e modeles.
Ndërkohë që fansat u shqetësuan për modelen se çfarë mund t’i ketë ndodhur, ajo ka treguar se bëhet fjalë për një ndrydhje. Ajo ka postuar disa foto ku duket mjaft provokuese, krahas së cilave shkruan: “Duke u relaksuar në ballkon me kyçin e ndrydhur.” xh.d/abcnews.al
View this post on Instagram
Chilling in my balcony with my sprained ankle ? hair color by @simonaghezzi1 ?