Anxhela Martini është padyshim një ndër modelet më të komentuara shqiptare. Modelja, e cila jeton dhe vepron prej vitesh në Shtetet e Bashkuara tërheq gjithmonë vëmendjen me paraqitjen e saj. Ajo është shumë aktive në rrjete sociale, ku shpesh poston foto ku duket mjaft tërheqëse.
Së fundmi, Martini ka rënë përsëri në sy me veshjen e saj. e cila i nxjerr në pah linjat perfekte trupore. “Gjëja më e rëndësishme është të shijosh jetën, të jesh i lumtur, kjo është ajo që ka rëndësi”, ka shkruar modelja krahas fotos.
Modelja ka marrë një sërë komentesh nga ndjekësit, duke e komplimentuar atë për pamjen dhe stilin e veçatë që e karakterizon.
View this post on Instagram
The most important thing is to enjoy your life – to be happy – it’s all that matters.
Kujtojmë që edhe martesa me biznesmenin rumun Dragos Savulescu e ka vënë modelen shpeshherë në fokus të mediave rozë. Madje, para pak kohësh ajo u përfol se i ka dhënë fund martesës me Savulescu, spekulime të cilat i hodhi poshtë vetë modelja. xh.d/abcnews.al