Angela Martini është konsideruar si një ndër modelet më tërheqëse shqiptare. Jeta e saj personale dhe fotot provokative që shpesh ndan në rrjete sociale, e kanë vënë shpesh në qendër të vëmendjes modelen shkodrane. Së fundmi, ajo ka publikuar disa foto ku shfaqet si gjithmonë mjaft joshëse.
Modelja ka marrë sërish vëmendjen e të gjithëve teksa ka pozuar pranë pishinës e veshur me bikini. Ndërkohë, nuk kanë munguar as komplimentet e shumta të fansave. “Bukuri shqiptare, më e mira në botë“, ka shkruar një ndjekës.
Kujtojmë që Angela është komentuar gjithashtu edhe për jetën private, pasi pak kohë më parë u spekulua se i ka dhënë fund martesës me bashkëshortin Dragos Savulescu. Por, ishte vetë Angela që hodhi poshtë thashethemet, dhe dyshja janë më të lumtur se kurrë në krah të njëri-tjetrit. /abcnews.al/