Modelja e njohur shqiptare, Angela Martini është shumë aktive në rrjetet sociale. Së fundmi, ajo publikuar një foto të vjehrrës së saj ku i uron ditëlindjen dhe tregon se ka një marrëdhënie të mrekullueshme me të.
“Urime ditëlindjen vjehrra ime e mrekullueshme. Jam me fat që të kam”, ka shkruar modelja.
Angela është përfolur gjatë për martesën me biznesmenin Dragos Savoulescu, pasi ai ka patur dhe probleme me drejtësinë. Megjithatë shqiptarja nuk hoqi kurrë dorë nga ai, madje lidhja e tyre duket se u forcua edhe më shumë në atë periudhë tepër delikate./abcnews.al