Angela Martini është një ndër personazhet më të dashur për publikun shqiptar. Pak kohë më parë, modelja u përfol se i ka dhënë fund marrëdhënies me biznesmenin rumun, Dragos Savulescu, se ky i fundit kishte probleme me drejtësinë.
Por, gjithçka mbeti në kuadrin e thashethemeve, pasi ishte vetë Angela e cila vendosi të flasë dhe të hedhë poshtë këto lajme, duke thënë se ata janë më të dashuruar se kurrë më parë. Ndërkohë, së fundmi modelja shqiptare ka marrë një surprizë të këndshme nga bashkëshorti.
Ajo u surprizua me disa tërndafila dhe një kartolinë të shkruar nga Dragos. “Me dashuri, për gruan më të mirë në tokë. Bashkëshorti juaj me fat”, ka shkruar ndër të tjera ai. “U zgjova kështu dhe….ëoë!! Mendoj se më do mua”, shkroi Angela krahas postimit. /abcnews.al