Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Angela Martini “çoi” drejt prangave bashkëshortin, mediat rumune nxjerrin foton që bëri miliarderin të arrestohej

schedule08:40 - 11 Gusht, 2021

schedule 08:40 - 11 Gusht, 2021

Detaje të reja dalin lidhur me arrestimin e bashkëshortit të modeles, Angela Martini. Dragos Savulescun u arrestua në Mykonos, teksa po bënte pushime luksoze me shqiptaren.

LEXO EDHE: Arrestohet në Mykonos bashkëshorti i modeles shqiptare, Angela Martini

Sipas medias rumune G4Media.ro, disa foto dhe video të publikuara në Instagram nga Angela dhe një shoqe e saj, modelja italiane Marica Pellegrinelli, nga ishulli grek i Mykonos, ku mund të shihej edhe Dragoș Săvulescu, bën që miliarderi të arrestohej. Për shembull, në mbrëmjen e 8 gushtit 2021, Dragoș Săvulescu ishte me Angela Martini në Mykonos, i njohur si Venecia e vogël.



Savulescu ishte shpallur në kërkim nga autoritetet rumune, pasi ishte dënuar për përvetësim të fondeve publike. Në fillim të vitit 2019, ai u dënua me 5.5 vjet burg, për përfshirjen e tij në një skandal të madh ekonomik në Rumanisë bashku me ish-kryebashkiakun e Konstancës, Radu Mazare, Cristi Borcea dhe të pandehur të tjerë që u shpallën fajtorë për përvetësimin e një totali prej 114 milionë eurosh.

Dikur Săvulescu është bërë i njohur si i dashuri i Mădălina Ghenea dhe më pas ai u martua me ish Miss Shqipërinë, Angela Martini. Çifti kanë 3 vite e gjysmë të martuar dhe jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!