Anëtari i këshillit bashkiak Tiranë: Posteri i Këlliçit, vulgar dhe i nxituar

schedule18:48 - 26 Prill, 2023

schedule 18:48 - 26 Prill, 2023

TIRANË- Anëtari i këshillit bashkiak të Tiranës, Julian Hodaj, komentoi mbi “hijet” e shkollimit të Belind Këlliçit, i cili kandidon për kryeqytetin nën logon e koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Ai u shpreh në ABC News se të gënjësh për kualifikimin tënd profesional je shumë më pak i besueshëm, sidomops kur del dhe kërkon votat e qytetarëve.

“Unë besoj nuk është problemi më i madh nëse ka apo jo dëftese pjekurie siç quhet në atë kohë, por problemi më i madh për të dhe për krahun e tij politik, a gënjehet kur pretendohet diçka apo jo? Sepse të mos kesh bërë një shkollë dhe të kandidohet për këshilltar apo deputet, nuk është  kusht, nuk duhet një shollë për të kandisura, në fund i përket njerëzve të zgjedhin. Të gënjesh mbi të kaluarën tënde, mbi atë që ke bërë profesionalisht, është shumë re rëndë se ju tregon zgjedhëseve pastaj se sa serioze i ke premtimet që bën”, tha ai.

Sa i takon posterit të pahijshëm me dy gishta e mesit të ngritur lart, Hodaj e cilësoi si akt të rëndë dhe ofendues për qytetarët e Tiranës.

“Janë shprehur komunitetet fetare të të gjithë krahëve, si urdhri i psikologët, organizata e shoqërisë civile, dhe qytetarët janë të skandalizuar.  Unë nuk e di se më çfarë logjike arrin dikush që u tregon gishta e mesit qytetarëve në mes të Tiranës. Është vulgar dhe i nxituar si veprim për të mbuluar atë që ndodhi më përpara[referuar debatit për shkollimin e tij]”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!