Ish-kreu i FRPD Durrës, Artion Bajramaj, tha në Real Story se në Partinë Demokratike personat e përgatitur sulmohen më së shumti.
Ai theksoi se vendimet për shkarkimin e këshilltarëve nuk kanë bazë statutore dhe nuk mbështeten në prova, duke paralajmëruar se krijohet një precedent i rrezikshëm.
“Sa më i përgatitur të jetë një person që futet brenda PD-së, këta njerëz sulmohen dhe duhet të kenë një rezistencë shumë të fortë për të qëndruar në parti. Në mbledhjen e parë të forumit në vitin 2015, mua më kanë përjashtuar.
Në mënyrë miqësore shkuam për të pasur një komunikim lidhur me vendimin për shkarkimin e këshilltarëve. Mendojmë që këto vendime nuk kanë bazë statutore, pasi janë dy nene dhe vetë sekretari i përgjithshëm nuk mund të bëjë përjashtime. Së dyti, nuk kemi asnjë provë që vërteton akuzat dhe kështu krijohet një precedent.”


