Anëtarët e Këshillit Politik rikthehen sërish në takim me ambasadorët e SHBA, BE dhe Britanisë

schedule15:55 - 2 Qershor, 2020

schedule 15:55 - 2 Qershor, 2020

Antëtarët e Këshillir Politik të reformës zgjedhore janë rikthyer sërish në takim me ambasadoren amerikane Yuri Kim, ambasadorin e BE-së Luigi Soreca dhe përfaqësuesin e OSBE-së.

Gazetarja Esiona Konomi raporton për Abc News se katër përfaqësuesit e Këshillit Politik prej 90 minutash ndodhen në një mbledhje të organizur nga ambasadorja Kim në rezidencën e saj. Ndërkohë nuk ka asnjë informacion nëse do të arrihet apo jo ndonjë marrëveshje në kuadër të miratimit të Reformës Zgjedhore.

Palët shkelën afatin e 31 majit teksa sot pas dy ditësh, amabasadorja e SHBA Yuri Kim, ambasadori i BE Soreca dhe ai britanik Duncan Norman kanë nisur një takim me 4 anëtarët e Këshillit Politik, takim që pritet që të gjejë një konsensus  për Reformën Zgjedhore.

Lexo edhe:“Zgjedhorja”, përfundon takimi i ambasadores amerikane me anëtarët e Këshillit Politik

Ndërkohë gjatë kësaj të marte përfaqësuesit e Këshillit Politik kanë zhvilluar një tjetër takim me ndërkombëtarët në lidhje me procesin e reformës zgjedhoe por pa rezultat./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!