Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Anëtarësimi në sistemin europian të pagesave/ Ahmetaj: Transaksionet do të realizohen në kohë shumë të shkurtër, Banka e Italisë partneri ynë

schedule20:22 - 31 Janar, 2025

schedule 20:22 - 31 Janar, 2025

Në programin ‘Sheshi i Dollarit’ u diskutua lidhur me anëtarësimin në sistemin europian të pagesave SEPA dhe benefitet që vijnë në nivel rajonal nga ky fasilitet.

Zëvendës guvernatorja e Bankës së Shqipërisë Natasha Ahmetaj u shpreh se Banka e Italisë ka qenë një partner i Shqipërisë gjithashtu edhe me programe binjakëzimi. Sipas Ahmetaj, anëtarësimi në SEPA do të sjellë shpejtësi në transaksione, madje pagesa që mund të kryhen brenda 2-3 sekondash.

“Banka e Italisë ka qenë partneri ynë, kemi pasur dhe programe binjakëzimi që na kanë hapur horizontin në çfarë mund të investojmë. Ky bashkëpunim ka vazhduar në mënyrë natyrale. Ne kuptuam që mund të përfitojmë nga roli dominant i Bankës së Italisë në sistemin e pagesave.

Banka italiane ka qenë një ndër pionerët në Eurozone. Ne kuptuam që mund të përfitonim paraprakisht nga ky posedim i informacionit. Të jesh pjesë e SEPA është që bankat shqiptare do kenë detyrimin që transaksionet, për shembull unë të kem të drejtë të transferojë fonde në euro dhe të urdhëroj marrjen e fondeve nga një vend i SEPA tek unë, të dy komponentët do të bëhen shpejt si brenda vendit. Të dy kanë aspekte pozitive.

Këto janë pagesa më të shpejta brenda ditës dhe të lira si pagesat kombëtare. Zona SEPA ka dhe pagesa të shpejta që bëhen brenda 2-3 sekonda me një infrastrukturë që mundëson këtë shpejtësi. Është një platformë tjetër e integruar në zonën SEPA dhe quhet me akornimin Tips. Italia na mundëson që një klon të TIPS ta implementojmë në tregun tonë. Ne të krijojmë një bankë ku të marrin pjesë Shqipëria dhe vendet e Ballkanit, sidomos në ndihmë të biznesit. Kjo na ndihmon kur të jemi pjesë e BE.”

/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!