Anëtarësimi në NATO, zyrtarët suedezë dhe finlandezë mbërrijnë sot në Turqi

schedule10:34 - 24 Maj, 2022

schedule 10:34 - 24 Maj, 2022

Delegacionet e nivelit të lartë nga Suedia dhe Finlanda do të mbërrijnë në Turqi të martën në mbrëmje për bisedime me ministrinë e jashtme rreth aplikimeve të tyre për t’u bashkuar me NATO-n, shkruan BBC.

Vizita vjen pas kundërshtimit të Turqisë për anëtarësimin e dy vendeve në NATO. Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka deklaruar se asnjë nga vendet nuk duhet të jetë i shqetësuar për të vizituar vendin në përpjekje për të bindur Turqinë për  anëtarësimin e tyre.

Pa mbështetjen e të gjithë anëtarëve të NATO-s – përfshirë Turqinë – Suedia dhe Finlanda nuk mund t’i bashkohen aleancës ushtarake.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!