Anëtarësimi në NATO/ Nazarko: Berisha e merr si meritë të vetën, ngjarje që ndodhi menjëherë pas shpërthimit të Gërdecit

schedule20:26 - 1 Prill, 2024

schedule 20:26 - 1 Prill, 2024

Shqipëria shënoi këtë të hënë 15-vjetorin e anëtarësimit zyrtar në NATO. Analisti Mentor Nazarko ka thënë në emisionin ‘Real Story’ se Sali Berisha e konsideron si një meritë të vetën, por qShqipëria ka qene më afër NATO-s që në vitet ’90.

Sipas tij, anëtarësimi i vendit tonë në NATO ka ndodhur menjëherë pas shpërthimit të Gërdecit, e cila ishte një ngjarje që testoi funksionimin tonë si aparat ushtarak dhe funksionimin e sistemit tonë ligjor.

“Unë kam bindjen që ajo që është vota opozitare, elektorati i pakënaqur me qeverisjen është shumë i madh. E kam bindjen time dhe e kam mbrojtur dhe shumë më herët, që është më shumë se gjysma, thjesht ai nuk motivohet nga forma që merr i ashtuquajturi opozitarizëm, qoftë federatë, qoftë një parti me në krye Berishën apo me Bashën në krye, apo me të dy bashkë. Pra, opozitarizmi ka nevojë për figura të reja përfaqësuese që të jetë sa më gjithëpërfshirës, jo thjesht i etiketuar si e djathtë që bëhen nga disa zëra snob. Sot nuk jetojmë brenda kohëve ideologjike. E kemi kuptuar këtë nga Rama që ka përqafuar të gjitha kauzat.

Përballë Ramës të gjitha këto përpjekje mua më krijojnë vetëm keqardhje, nuk besoj se do të arrijnë ta mobilizojnë këtë elektoratë të fjetur gri, dikur demokratë, që janë të pakënaqur me qeverisjen. Megjithatë, do të ketë atë problemin kryesor se kush do ta udhëheq federatën, se federatat mund të kenë problemin e rotacionit, por përsëri kush do ta udhëheq mbetet.

Berisha e merr si të vetën meritën për NATO-n, ne ndërkohë që jemi gazetarë të vjetër e dimë. E para, do duhet ta përmendim për nderim të historisë që Shqipëria ka qene më afër NATO-s që në vitet ‘90.

Kritika që i bëri Basha, pse? Sepse hyrja e Shqipërisë në NATO, ishte një ngjarje që ndodhi menjëherë pas shpërthimit të Gërdecit, e cila ishte një ngjarje që testoi funksionimin tonë si aparat ushtarak, qoftë funksionimin e sistemit tonë ligjor”, u shpreh analisti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!