“Anëtarësimi në BE nuk pret datë të caktuar”/ Von der Leyen në Shkup: Plotësoni reformat sa më shpejt

schedule15:22 - 30 Tetor, 2023

schedule 15:22 - 30 Tetor, 2023

Me synim prezantimin më në detaje të Planit të rritjes së investimeve të Bashkimit Europian për  Ballkanin Perëndimor, Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen ka nisur këtë të hënë një tur 4 ditor vizitash në rajon. Ndalesën e parë zyrtarja  e lartë e Bashkimit Europian e pati në Shkup, kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut  ku u takua me presidentin e këtij vendi, Stevo Pendarovski  si edhe me Kryeministrin Dimitar Kovacevski.

Ursula Von Der Layen e bëri të qartë se miratimi i ndryshimeve kushtetuese, është një hap i domosdoshem sa i përket rrugës së anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian. Presidentja e Komisionit Europian deklaroi se për vendet e rajonit që përparojnë me reformat, tani më eshte mundesia qe ata te anetarsohen me shpejt ne Bashkimin Europian, duke lene ne nenkuptuar se 2030 nuk eshte afati me i afert për anëtarësim.

“Ne duam qe Ballkani Perendimor te anetaresohet ne Bashkimin Europian. Dhe per kete gje ne duhet te pergatitemi. Procesi I zgjerimit nuk eshte me I ngurte dhe ju e keni pare kete gje me ndryshimet ne mandatin aktual. Prandaj lutja dhe inkurajimi im eshte qe te vijoni perpara me reformat. E gjitha bazohet ne merita dhe askush nuk ka perse te pres per nje date te caktuar. Sa me shpejt te shkojne reformat perpara aq me e shpejte edhe mundesia per anetaresim.”

Ne konferencen e perbashket pershtyp qe pati me Presidenten e Komisionit Europian, Kryeministri I Maqedonise se Veriut Dimitar Kovacevski deklaroi se rruga drejt anetaresimit mund te jete e veshtire po ajo nuk eshte e pamundur duke u shprehur entuziast se 2030 do ti gjeje vendet e rajonit te anetaresuara ne Bashkimin Europian .

“Ne kemi një mundësi të papërsëritshme që të sigurojmë të ardhme evropiane për shtetin me miratimin e vendimeve të nevojshme në Kuvend. Unë shpresoj se ata të cilët gjatë gjithë historisë ishin kundër integrimit evropian për herë të parë në veprimin e tyre politik do të dëshmojnë se janë për të ardhmen evropiane të vendit tone. Rruga drej BE-se nuk eshte e lehte por duhet bere, synimi per anetaresim brenda vitit 2030 eshte nje objektiv ambicioz, por I arritshem.”

Paketa e Inversimeve te planifikuara nga Bashkimi Europian per zhvillimin e rajonit te Ballkanit Perendimor arrin ne 6 miliarde euro, ku 2.1 miliarde euro jane granted he 4 miliarde euro kredi.

Ndarja e ndihmave dhe kushtëzimi i tyre do te kushtezohet nga shkalla e reformave te zbatuara nga secili prej vendeve vec e vec ne rajon. Pas vizites se saj ne Maqedonine  e Veriut, Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von der Layen do te vizitoje edhe Kosoven, Malin e Zi, Serbine dhe Bosnje Hercegovinen.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!