Komisioneri i BE për Zgjerimin, Johannes Hahn ka paralajmëruar se hapja e negociatave për vendet që aspirojnë anëtarësimin do të jetë një proces më i gjatë se më parë.
“Cilësia vjen përpara shpejtësisë”, ka deklaruar Hahn në një intervistë për të përditshmen austriake “Tiroler Tages Cajtung”.
Gjatë intervistës, Hahn ka theksuar se proceset e anëtarësimit të Hungarisë dhe Rumanisë treguan të meta, ndaj dhe Unioni nuk do të përsërisë gabimet.
“Procesi që kemi nisur me Ballkanin Perëndimor duhet të ketë një standard më të lartë sa i takon vendosjes së rendit dhe ligjit dhe luftës ndaj korrupsionit”, ka thënë Hahn./abcnews.al