“Drejtësia hap derën e Europës”/ Ambasadorja në ikje Hofmann: Nuk duhet të ndalni reformat

schedule15:04 - 19 Korrik, 2023

schedule 15:04 - 19 Korrik, 2023

Bashkimi Evropian është i kënaqur nga rezultatet e fundit të SPAK-ut, por kërkon që puna të vazhdojë për të thyer mitin e të pandëshkueshmëve. Ambasadorja e BE në Tiranë, Christiane Hohmann në përfundim të detyrës së saj, bëri thirrje për mbështetje të sistemit të drejtësisë.

“Nuk mund të ketë pandëshkueshmëri. SPAK këtë vit ka dhënë rezultate. Duhet ta bëni këtë jo për mua, as për BE-në. Por duhet të bindni qytetarët tuaj. Ata duhet të kenë besim tek sistemi i drejtësisë. Ju bëj thirrje të gjithëve që të garantojnë që drejtësia të japë rezultatet më të larta  të standardeve evropiane dhe të mos lërë vend për dyshime apo pikëpyetje”

Ekonomia shqiptare ende nuk është e krahasueshme me të vendeve anëtare të unionit, ndaj BE po përgatit një paketë të re ndihme ekonomike për rajonin tonë, por sic thotë diplomatja, duhet të jemi të besueshëm për ti marrë ato para.

“Niveli i fuqisë ekonomike të Shqipërisë nuk është në mesataren e BE-së. Von der Leyen ka propozuar paketë për vendet e Ballkanit Perëndimor për të përshpejtuar zhvillimin ekonomik. Kjo është një shtytje që duhet t’i japim. Nuk ka drekë falas, nuk ka as fonde falas. Nëse t’i do të marrësh fonde të BE-së duhet të plotësosh disa kushte”.

Deklarimet u bënë në Këshilli Kombëtar për Integrimin Europian, në të cilin ambasadorja e BE-së tha se Shqipëria mund të marrë një lajm të mirë për integrimin në muajin dhjetor./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!